Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti kampionët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në një takim skuadrën e basketbollit Sigal Prishtina, e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll për të dytin vit rresht.

Me këtë rast, Veseli ka theksuar se sporti është ambasadori më i rëndësishëm i vendit, derisa Kupa e fituar është një lajm i jashtëzakonshëm sikur fitoi edhe Majlinda Kelmendi.

“Ky është sukses edhe i ministrit. Urime kampionë”, ka deklaruar Veseli.

Kujtojmë se president i klubit të Sigal Prishtinës është Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.