Kosova mban seancë stërvitore në ditën e ndeshjes, Foda jep udhëzimet e fundit për Dardanët

Në prag të miqësores me Armeninë, futbollistët dardanë në paraditen e sotme kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në Yerevan.
Përveç ushtrimeve të lehta fizike, përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë në aspektin taktik, ku ka punuar veçmas në organizimin e skuadrës në gjuajtjet nga këndi, si dhe shfrytëzimin sa më të mirë të ndërprerjeve. Po ashtu, është punuar edhe në shmangien e pozitave jashtë loje.
Në prag të ndeshjes të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësorne e parë të këtij viti. /FFK/

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slam Tbilis

Jo vetëm Kombëtarja e Shqipërisë, në fushë zbresin edhe kuqezinjtë e Bushit