Golat e Tahirit ia sigurojnë vetëm një pikë Kosovës u21

Kosova u21 barazoi 2:2 me Bullgarinë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ishte barazimi i dytë rresht për Kosovën U21, që ka edhe një fitore e dy disfata.

Martin Sorakov shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e tetë për bullgarët fillimisht.

Tahiri më pas, me asistim të kapitenit Valon Zumberi, realizoi në minutën e 34-t për rezultatin 1:1.

Martin Petkov për bullgarët realizoi tjetër gol për epërsinë e mysafirëve. Ai shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kosova u21 e drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani nuk u dorëzua, dhe baraozi shifrat sërish me Tahirin. Në minutën e 59-të, sulmuesi i Dritës nuk gaboi nga afërsia pas asistimit të Florian Hoxhës.

Në Grupin D, Kosova U21 tani ka pesë pikë në po aq ndeshje të luajtura. Bullgaria U21 është në vendin e tretë me një pikë më shumë.

Ndeshjen e radhës, Kosova U21 e zhvillon më 21 nëntor nga ora 13:00. Edhe ai ballafaqim do të luhet në stadiumin e Llapit.

Superliga e basketbollit me dy sfida interesante të shtunën

Toverlani: I përgëzoj djemtë për angazhimin në këtë fushë të vështirë për shkak të motit