Kombëtarja e Kosovës filloi përgatitjet me përzgjedhësin e ri Franco Foda

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij.

Pas një pauzeje prej katër muajsh, Dardanët kthehen me një mision të ri – për rrugëtim të suksesshëm, gjë të cilën synojnë ta ndërtojnë duke filluar nga dy miqësoret e këtij muaji jashtë vendit kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Stërvitja e parë për këto miqësore është mbajtur, të hënën, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë sesion të parë kanë qenë të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa ekipi pritet të kompletohet në stërvitjen e nesërme. Atmosfera në kamp është shumë e mirë dhe angazhim i lojtarëve ka qenë në nivel të lartë në stërvitjen e parë.

Stërvitja përveç se ka shërbyer për t’u njohur më mirë stafi i trajnerëve me lojtarët, ka qenë edhe mjaft intensive.

Ambicia dhe optimizmi për një periudhë të re e të suksesshme është e pranishme tek secili lojtar dhe stafi i Kombëtares.

Qëndrim Ismajli, lojtari i cili po shkëlqen në edicionin 2023/24

Hazrollaj i lumtur për ftesën nga Kosova: Më duket se jam me vite pjesë e Kombëtares