Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar klubin e futsallit, Prishtina 01 për fitim e Kupës së Kosovës.
Klubi kryeqytetas arriti të fitojë ndaj skuadrës nga Drenasi të mërkurën mbrëma dhe pas vazhdimeve triumfuan me rezultat 3:2.
Klubi kryeqytetas që vitin e kaluar hyri në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, mundi Liqenin, pas një ndeshje dramatike dhe në një atmosferë spektakolare.
KOK-u ka uruar edhe komisionin e futsallit në kuadër të FFK-së për organizimin e garave. /Gazeta Olle/