Klubet e futbollit te ne nuk i shikojnë dështimet e veta, por e shajnë Federatën

Tri xhirot e fundit të IPKO Superligës në futbollin e Kosovës janë shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Një kampionat me shumë tensione, me shumë polemika si nga mediat, ashtu edhe nga skuadrat dhe federatat, shumë pa kënaqësi shumë pa rregullsi, shumë spekulime edhe nga mediat, sepse edhe këto të fundit nuk ishin në nivelin e detyrës.

Një gjë interesant në Kosovë është se sezoni pranveror dallon nga ai vjeshtor.

Në këtë sezon të futbollit edhe trajnerët janë kyçur në Federatë apo ndoshta të gjithë duan të jen pjesë e FFK’së. As një klub nuk e ka ndrequr hierarkinë e skuadrës së vet, por si me sulmu Federatën e me shpëtu nga dështimi i vet.

I imagjinoj se në futbollin moderne në botë, në media nuk sheh drejtor sportiv duke analizuar dhe duke u shtyrë me tjerët apo edhe duke e shrëa Federatën.

Vetëm në Kosovë ndodh që askush s’e pranon fajin e vet, por vetëm me barrë të Federata. Kjo jemi shoqëria jonë, mbijetojmë duke folur për tjerët e rezultati kërku hiq.

Me të vërtetëm që 20 vjet e njëjta çorbë. Krejt folin për të ardhme e kërkush s’punon për të ardhmen.

Kjo është Kosova, vetëm kush-kënd po e eliminon./ Shkruan: Adem Haliti