Primoz Gliha nuk do të jetë më përzgjedhës i Kosovës, pasi që kontrata e tij me FFK-në ka mbaruar.
Slloveni ishte caktuar në krye të ekipit pas largimit të Alian Giresse, i cili drejtoi Kosovën pak më shumë se një vit.
Gliha erdhi para pesë muajsh te Kosova, për gjashtë ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve eliminatoreve për Euro 2024.
Ai e mori ekipin me 3 pikë, pas 3 barazimesh dhe 1 humbje, shkruan Telegrafi.
Në gjashtë ndeshjet e mbetura, Gliha mori 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Slloveni fitoi ndaj Andorrës dhe Izrealit, barazoi ndaj Zvicrës dy herë, ndërsa pësoi humbje nga Rumania dhe Bjellorusia.
Në gjashtë ndeshje ai tuboi 8 pikë, por që nuk mundi t’ia ndryshojë vendin në renditje Kosovës, që i mbylli eliminatoret në vendin e pestë.
Tani FFK do të kërkojë një tjetër përzgjedhës për eliminatoret e Kupës së Botës. /Gazeta Olle/