Kelmendi: Plisat, tifozët më të mirë në Ballkan

Sulmuesi prishtinas Shend Kelmendi, është duke kaluar formë të shkëlqyer në fanellën e FC Prishtinës.

Në një prononcim për GazetaOlle.com, Kelmendi ka zbuluar synimet të cilat i ka me kryeqytetasit.

“Shpresoj që të vazhdoj me ndeshje të mira sikurse sezonin e kaluar ku isha në formë të shkëlqyer. Sigurisht që synimet mbesin që të marrim sa më shumë fitore në ndeshjet e radhës”, deklaroi Kelmendi.

Ndryshe, futbollisti prishtinas ka folur edhe për tifozët Plisat duke ju premtuar gola. “Plisat janë tifozët më të mirë në Ballkan, dhe i falënderoj shumë për përkrahjen të cilën ma kanë dhënë, dhe ju premtoj se do t’i kënaqi me gola”, përfundoi Kelmendi. /Olle