Kapiteni i Sharrit flet për dhunën në ndeshjen ndaj Lepencit

Kapiteni i Sharrit, Besar Luri, ka thënë se tifozët nuk i kanë sulmuar futbollistët e Lepencit sot në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini, Luri ka pretenduar se tifozët nuk kanë qenë të implikuar në incidentin e sotëm në takimin e Ligës së Dytë.

“Ka pasur një ndërhyrje të lojtarit të Lepencit ndaj lojtarit tonë. Pikërisht për me fillu sulmin ndaj lojtarëve tanë, kanë qenë lojtarët e Lepencit, kanë filluar kacafytjet. Nuk ka pasur diçka nga ana e tifozëve. Asnjë tifoz nuk ka qenë prezent në fushën e futbollit, përveç lojtarëve që janë kacafytur mes vete, edhe nuk mundem të them që nuk janë grushtuar,” tha ai.

Ndryshe, sekretari i Lepencit, Valdrin Dogani, tha më herët se nga hedhja e gjësendeve prej tifozëve kanë pësuar lëndime katër futbollistë. /Gazeta Olle/

Napoli fiton ndaj Juventusit, por i lëndohet Rrahmani

Dëmtimet “pushtojnë” Barcelonën, ndalet në barazimin nga Bilbao