Jetullahu: Nuk e krijuam asnjë rast, rezultati është real

Llapi arriti fitore në fushën e saj duke e mundur Vushtrrinë me shifrat 3:0.

I dëshpëruar tej mase me rezultatin pas ndeshjes, ishte trajneri i vushtrriasve, Rizvan Jetullahu.

“Sot e kemi zhvilluar ndeshjen më të dobët në këtë sezon. Kemi krijuar pak raste dhe Llapi na dënoi me gola. Nuk e patën asnjë rast. Kemi humbur me shumë meritë. Ky ishte rezultati real”, deklaroi Jetullahu për ‘Supersport Kosovën’. /Olle