Javë më parë rrezikonte shkarkimin, shikoni çfarë ka bërë tani Besnik Hasi

Pas shumë kritikave dhe kërcënimeve për ta shkarkuar, Besnik Hasi tregohet i madh dhe e dërgon Anderlechtin në vendin e parë.

Barazimi i sotëm ndaj Gentit në derbin belg, 1-1, bëri që Anderlechti të kryesojë renditjen me 38 pikë, aq sa ka edhe Club Brugge, që në dy ndeshjet e fundit pësoi humbje, shkruan Olle.

Kujtojmë që disa javë më parë, edhe tifozët u quan kundër Hasit, duke kërkuar largimin.