Futbollisti i Kombëtares shqiptare vozitë 273 km/orë me këngën e Dafina Zeqirit (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Armando Vajushi e ka postuar një video interesante në rrjetin social ‘Instagram’.

Në video shihet duke vozitur dikush 273 km/orë, nën ritmin e këngës ‘Rude Girl’ nga DJ Flow, Dafina Zeqiri dhe Lumi B, transmeton Gazetaolle.com.

Video nga profili i Vajushit është fshirë menjëherë, por ajo nuk u ka shpëtuar mediave italiane që e kanë publikuar e të cilat shkruajnë se nuk dihet nëse është duke vozitur Vajushi apo dikush tjetër.

25-vjeçari që luan me Livornon në Serie B në Itali, është pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, ani pse ka munguar në muajt e fundit. /Olle