Florian Loshaj realizon super gol nga distanca për Istanbulspor

Mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj ka shënuar një supergol në ndeshjen e sotme (e shtunë) që ekipi i tij Istanbulspor po e zhvillon në udhëtim te Ankaragucu.

Istanbulspor ka udhëtuar drejt Ankaragucu për ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në Superligën e Turqisë.

Ekipi mysafir e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-1 kjo edhe falë asaj që vendasit janë me një futbollistë më pak nga minuta e 38-të.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi nga mesfushori i Kosovs, Florian Loshaj, i cili ka shënuar një gol fantastik.

Loshaj fillimisht dribloi një kundërshtar me stilin ‘alla’ Ronaldinho, për të goditur fortë dhe saktë nga më shumë se 20 metra.

Me këtë gol, Loshaj padyshim se do të jetë kandidat serioz për ‘golin e javës’ në futbollin botëror. /Gazeta Olle/

Fushë Kosova për befasi, Drita për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Kosova me hapa të sigurt drejt kualifikimit në Kampionat Botëror