Fituan pas 8 muajsh: Ky është komenti i Severin Elezajt pasi mposhti 89-shin

Trepça ’89 ka bërë një hap të madh prapa në luftën për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës.

Ishte Dukagjini i Klinës që i mposhti me rezultatin 3:2, shkruan Gazeta OLLE.

Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj, deklaroi se futbollistët e tij zhvilluan ndeshje të mirë dhe ka thënë se nuk janë motivuar nga askush.

“Një trepikësh që e ka rëndësinë e vet por mendoj se është kthy fati tek ne. Unë mendoj se kemi zhvilluar ndeshje edhe më të mira se kjo. Angazhimi e besimi i lojtarëve ka bërë që ta kthejnë rezultatin, i uroj futbollistët për këtë fitore”, deklaroi Elezaj për SSK.

I pyetur se a janë motivuar nga dikush?

“Na kanë etiketuar edhe më herët kështu, por thjesht çunat e kanë pas angahzimin e vet deri tash nuk na ka motivuar asnjë ekip, thjesht kemi tregu lojën tonë. Mendoj se kjo ka qenë fitore e merituar, kemi qenë ekip më e mirë”, tha Elezaj

A do të mbesin këta lojtarë pas përfundimit të edicionit?

“Gjatë bisedimeve me zyrtarët e klubit thuhet se prapë do angazhohemi për tu inkuadruar në Superligë, besoj se shumica e lotjarëve do të mbeten në ekip ndërsa për mua do flasim në vazhdim”, përfundoi Elezaj.

Me këtë humbje, 89-shi gjendet tre pikë larg Drenicës që zë pozitën e 8-të në tabelë, kurse fitorja Dukagjinit nuk i hy fare në punë pasi tashmë ka rënë në Ligën e Parë.