Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho foli për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2 pas fitores 3-1 në miqësoren e fundit kundër Azerbajxhanit përpara fillimit të Euro 2024.
“Sa i përket kësaj periudhe, unë jam i kënaqur. Jemi në fazë përgatitjesh. Kanë ardhur lojtarë me 50 ndeshje, të tjerë me 2 ndeshje. Por edhe lojtarë të dëmtuar. Të gjithë kanë bërë shumë mirë, rezultati nuk ka rëndësi.
Strategjia e lojës? Kjo periudhë nga tani e tutje do i dedikohet strategjisë së ndeshjes me Italinë. Deri tani kishte rëndësi puna dhe menaxhimi i lojtarëve, gjithashtu forma e tyre.
Formacioni titullar me Italinë? Nuk e di… Na presin 7 ditë shumë të rëndësishme për t’u stërvitur e punuar. Nuk mund të them nëse do e nisim me formacionin e sotëm ndaj Italisë, apo me një formacion tjetër.
Broja-Asani? T’i propozojmë presidentit të bëjmë një darkë me ish-lojtarët e Kombëtares. Broja dhe Asani vijnë me pak ndeshje. Asani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare nga janari deri tani. Ka rëndësi për të të luajë dhe të kapë ritmin.
Ai është stërvitur mirë, por nuk luan prej janarit, hiq miqësoret e marsit. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E zëvendësova sepse donim të provonim diçka tjetër”.