Blerand Stavileci me probleme familjare

Fitorja e mbrëmshme e Ligës Ballkanike nga Sigal Prishtina iu dedikua presidentit të këtij klubit, Blerand Stavileci, i cili sipas zyrtarëve të klubit, po kalon në një periudhë të vështirë me probleme familjare.

Gazetaolle.com mëson se babai i Blerand Stavilecit, akademik Masar Stavileci, është duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, arsyeje e cila edhe la Blerandin  jashtë dy sfidave të finales së Ligës Ballkanike.

Sigal Prishtina mbrëmë mbrojti titullin e Ligës Ballkanike duke mposhtur KK Mornar të Malit të Zi. /Olle