Fiorentina – Juventus, ja çka ndodhi (VIDEO)

Juventusi i është afruar akoma më shumë titullit të pestë radhazi në Serie A, pas fitores prej 2:1 kundër Fiorentinas në Stadio Artemio Franchi.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke e kërkuar golin në minutat e para, mirëpo ishin mysafirët ata që e futën të parët topin në rrjet përmes Sami Khediras. Sidoqoftë, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Edhe vendasit shënuan në portën e vizitorëve me anë të Bernardeschit, porse edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje, megjithëse xhirimet treguan se vendimi i gjyqtarit ishte kundërthënës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të. Ishte një gol i bukur që u konkretizua nga Mario Mandzukic. Khedira dhuroi një harkim të mirë në zonë, të cilin e priti me kokë Pogba dhe harkoi për kroatin. Sulmuesi bardhezi goditi me të parën dhe topi u ndal në rrjet.

Porse Alvaro Morata nuk e lejoi të zgjaste festa në stadium, por e riktheu menjëherë avantazhin e Bianconerëve (83’).