Finalja e tensionuar e femrave, futbolli kosovar mund t’ia shoh sherrin

Ndeshja finale mes Mitrovicës dhe Feronikelit e zhvilluar në Mitrovicë dje (e shtunë) ka sjell shumë debat. 

Fitorja 1:0 e vendasve me një gol që solli shumë dyshime, ka sjell akuza e kundërakuza mes dy klubeve të femrave, shkruan Gazeta Olle.

Feronikeli akuzoi ish-nënkryetarin e FFK’së, Bekim Haxhiu, për ushtrim ndikimi tek gjyqtarët dhe akuza të tjera, ndërsa Mitrovica akuzoi krerët e klubit të Feronikelit, përfshirë Ragip Veselin, me të njëjtën ‘monedhë’.

Sporti në Klan Kosova ka sjellë pamje nga ky derbi i nxehtë dje në ‘Riza Lushta’, ku ndër të tjera shihet i nevrikosur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhiu.

Pamje nga tollovia në Mitrovicë

Gazeta ka mësuar që Feronikeli do të deponojë ankesë në FFK për sjelljet e Haxhiut dhe rastin diskutabil të golit të Mitrovicës, ankesë që pritet ta dërgojë edhe në UEFA.

UEFA ka rregulla strikte sa i përket përzierjes së politikës në sport dhe një ankesë e tillë mund të sjell dëme për klubin mitrovicas.

Ndryshe, klubi i Mitrovicës udhëhiqet nga vëllai i deputetit Haxhiu, Hajrullah Haxhiu. Ky i fundit dhe klubi i Mitrovicës sot kanë sjell foto-dëshmi të golit të shënuar, duke e ilustruar për sqarime.

Foto-dëshmi

 

Reagim i ashpër i Feronikelit, thonë se politika vendosi kampionin

Mitrovica i kundërpërgjigjet akuzave të Feronikelit

A ishte gol? Ky është goli i titullit që vendosi sfidën Mitrovica – Feronikeli