Fidan Hasani paralajmëron Prishtinën

Pas shtatë vjetësh rikthehet derbi i kryeqytetit, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës.

Në fundjavë përkatësisht të shtunën në orën 17:00 në stadiumin e Flamurtarit do të ndeshen ndërmjet vete këto skuadra dhe pritet atmosferë e zjarrtë, nga tifozët ‘Armata Kuq e Zi’ e Flamurtarit dhe në anën tjetër ‘Plisat’ e Prishtinës, shkruan “Bota Sot”.

Dy skuadra që mëtojnë pikët e para sidomos të shijojnë fitore, pasi që Prishtina u mund me 1:0 nga Drita dhe Flamurtari me 3:1 nga Trepça ’89. Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani, tha se do të orvaten që pikët të mbesin në fushën e tyre.

Kjo humbje vetëm sa na ka bërë të jemi me të bashkuar dhe me të vëmendshëm për ndeshjet në vazhdim.

“Derbi i ka ethet e veta, në mesin tonë ka lojtar që se din rivalitetin mes neve dhe Prishtinës dhe besoj që këtu jemi në përparësi. Prishtina nuk është Milan”.

Përparësia si përparësi, pa dyshim e shoh që jemi grup i bashkuar dhe angazhimi ynë maksimal do të na nxjerr fitimtar në këtë derbi, i cili pritet me padurim nga dashamirët e futbollit”.