Elseid Hysaj dëshiron të largohet nga Lazio, por e mbajnë “peng” dy faktorë

Largimi i Maurizio Sarrit nga Lazio, pritet të ketë një efekt domino edhe te disa lojtarë.

I pari që pritet të largohet është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me Tudor në stol, kjo edhe për shkak të modulit që aplikon trajneri i ri, 3-4-2-1.

“Hysaj kërkon të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk pritet të jetë e lehtë, kjo për dy arsye. E para, ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2025, e dyta, përfiton mbi 2 milionë euro në sezon. Çdo skuadër që do të shfaqë interesim për të duhet fillimisht të negociojë me Lotiton, plus paga e tij, detaje që e ndërlikojnë jo pak largimin e tij nga Lacio”, shkruajnë mediat italiane.

Futbollisti i Suedisë i befasuar nga tifozët: Sa fitonte Shqipëria topin, i gjithë stadiumi në këmbë

Pamja e fanellave të Dardanëve nga zhveshtorja