Ekspedita e Dinamos së Zagrebit arrin në Prizren

Të premtën në orët e vona kanë arritur në Prizren, zyrtarët e NK Dinamo. Marijan Vlak, drejtor  i Shkollës së Futbollit NK DInamo dhe trajnerët: Ivan Kepcija e Ugo Klinak, kanë qëndruar paradite, dhe kanë ndjekur disa ndeshje të grupmoshave të reja në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, sikurse edhe një pjes të stërvitjes së ekipit të pare.

Ata, tërë kohën u shoqëruan nga kryetari, Mirsad Çollaku dhe stafi i tij. Me musafirët nga Zagrebi, ishte edhe Uliks Emra, ish futbollsiti i Lirisë, aktualishtë zv/ambassador i Kosovës në Kroaci, i cili ka dhënë kontribut në realizimin e këtij projekti bashkëpunimi ndëmrjet Lirisë e Dinamos.

‘Jemi këtu për të lidhë bashkëpunim ndërmejt  shkollave respektive, Dinamos e Lirisë si dhe shkëmbimin e përvojave.Mendojmë që nga ana jonë do të japim gjithë atë që mundemi e dijmë për Lirinë’, ka thënë në adresimin e parë pas arritjes në Prizren, Marijan Vlak, drejtor i Shkollës së Dinamos.Ai, ka falenderuar për pritjen e ngrohtë

“Besoj që përvoja, që sjellin trajnerët e njohur kroat, sidomos me grupmoshat e reja dhe vendosja e bashkëpunimit ndërmjet nesh do të sjell një kualitet të ri në punën tonë dhe futbollin e Kosovës. Dinamo është skuadër e madhe dhe jemi të lumtur për këtë vizitë dhe përkrahjen nga ajo’, ka thënë Mirsad Çollaku, kryetar i Lirisë.

Trajnerët kroat do të kenë një stërvitje të përbashkët me gjithë grupmoshat si dhe do të mbajnë një ligjërat për trajnerët e Shkollës së Futbollit Liria.

Ndërkaq, para ndeshjes me Prishtinën, të dielën do të nëshkruhet edhe marrëveshja në mes të dy klubeve për bashkëpunim.

marij2 marijx uli