Të shtunën mos u largoni nga televizori. Nëse jeni në punë, kërkojini shefit pushim. Ia vlen, sidomos për gurmanët e futbollit.
E shtuna ju sjell tre super derbi që zhvillohen në liga të ndryshme dhe orare aspak të njëjta, shkruan Gazeta Olle.
Nga ora 13:45, vjen derbi i Premierligës, Manchester United – Arsenal.
Bundesliga vjen me përballjen e rivalëve të betuar, Bayern Munich – Borussia Dortmund, që nis nga ora 18:30.
Nga 20:45 tele dirigjuesin e zhvendosni në La Liga, tek derbi i madh madrilen, Atletico Madrid – Real Madrid.