Dy talentët kosovarë në pronësi të menaxherit Fali Ramadani

Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu të datëlindjes 2001, tash e tutje do të jenë në pronësi të menaxherit të mirënjohur ndërkombëtar, Fali Ramadani.

Disa muaj më parë këta djelmosha kaluan provat në akademinë e Hajdukut të Splitit dhe janë të interesuar t’i kenë në radhët e veta.

Menaxheri mitrovicas, Naim Bahtiri, tregon për kontratën e arritur dhe talentët tjerë.

“Tani pritet rregullimi i dokumenteve për trasferim  në Kroaci, ndërkohë kanë bërë edhe një kontratë me LIAN SPORTS, që udhëhiqet nga manaxheri i famshëm Fali Ramadani dhe është hera e parë që bëhet një kontratë e tillë me talentë 15-vjeçar në Kosovë. Gjithë këtë punë e bëra unë, ku edhe jam partner (menaxher) për Kosovë i kësaj agjensie të madhe. Ky është vetëm fillimi”, deklaroi Bahtiri për Olle.

Ai është pronar i Shkollës së Futbollit Lushta në Mitrovicë.

“Unë jam në bashkëpunim edhe me babain e Valon Behramit, Ragipin dhe jemi në vëzhgim të shumë futbollistëve të moshave të reja në Kosovë, ku kemi përkrahjen e Fali Ramadanit që të bëjmë një punë sa më profesionale me futbollistë. Unë jam në vëzhgim edhe të dy futbollistëve të moshave 17 e 18 vjeçar”, shtoi ai.

talenti talenti2 behrami2