Dukagjini – Fushë Kosova, dueli i skuadrave pa fitore: Formacionet zyrtare

Dukagjini do të përballet me Fushë Kosovën në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Njëherit ky duel është dueli i dy skuadrave që ende nuk e kanë shijuar fitoren këtë edicion në Superligë.

Klinasit kanë tre barazime dhe dy disfata, derisa Fushë Kosova ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.

Vendasit kërkojnë fitoren e parë, derisa Fushë Kosova synon që të shkaktojë një tjetër befasi. Formacionet zyrtare: Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Dallku, Hugo, Neziri, Shabani, Morina, Feka, Zulfiji, Mërlaku, Çyrbja.

Fushë Kosova: Rugji, Kutllovci, Krasniqi, Thaqi, Demiri, Dumani, Ajdini, Kapllani, Ivkic, Baholli, Lawal /Gazeta Olle/

Muriqi në formë të lartë, realizon gol të hershëm për Mallorcan

Llapi vuan ndaj Gjilanit, por ndalë tre pikët në Podujevë – Dukagjini merr fitoren e parë