Liga e Parë e Kosovës vazhdon me duele interesante në kuadër të javës së 21-të.
Te Grupi A, Trepça ’89 e pret në takim Phoenixin dhe Vëllaznimi përballet me Dinamon.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe mes Drenicës dhe Rilindjes 1974, kurse dueli tjetër zhvillohet mes Istogut që udhëton te Trepça.
E te Grupi B zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo mes Vjosës që është nikoqire e Kikës.
Prishtina e Re dhe 2 Korriku janë të lira këtë javë pas përjashtimit të Vllaznisë dhe Ulpianës.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Gazeta Olle/