Dren Gashi kalon te Flamurtari

Pas Blend Baftiut, Flamurtari siguron shërbimet edhe të një futbollisti të Prishtinës.

Fjala është për mesfushorin e krahut, Dren Gashi.

Futbollisti që ishte i huazuar edicionin e kaluar te Drita, ka arritur marrëveshje me ekipin që drejtohet nga Agron Selmani.

Kujtojmë se sot Flamurtari bëri punë të madhe duke e mposhtur Feronikelin në miqësore me shifrat 2:1.