“Dikush duhet të shkojë në burg”, për stadiumin e Gjilanit diskutohet në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Gjatë ditës së hënë u raportua se Zyra e Prokurimit në Komunën e Gjilanit i ka pezulluar procedurat për rinovimin e stadiumit të Gjilanit.

Për këtë çështje sot (e martë) është diskutuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ishte deputetja e Lidhjes Demokratike dhe njëherit kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami, ajo e cila ka kërkuar informacione shtesë për arsyet e këtij pezullimi.

“Ta keni si informatë atë çfarë kam lexuar në media dje, tenderi për stadiumin e Gjilanit është anuluar prapë nga autoriteti kontaktues që është Komuna e Gjilanit”, ka thënë Bajrami.

Përgjigje për këtë situatë ka dhënë deputetja Mirlinda Tishukaj-Sadiku, e cila ka thënë se në procedurat për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit që kanë zgjatur për shumë vite janë gjetur shumë shkelje nga ana e auditorit dhe ajo ka thënë se për këto shkelje dikush duhet të shkojë në burg.

“Për besë çfarë kam lexuar unë në raport të auditorit aty, sidomos për stadiumin e Gjilanit, aty dikush duhet të shkojë në burg. Atë me të vërtetë prokuroria duhet t’i përvesh mëngët sepse të bëhet një pagesë 75 për qind më shumë, të ndryshohet kontrata, të ndryshohet nga kategoria 2 në kategorinë 4 që sipas doracaku të UEFA-së, ajo ka ndryshim substancial në projekt sepse po flas në aspektin profesional, ndryshon edhe numri i ulëseve, ndryshon edhe qasja, numri i parkingjeve, vendet për VIP”.

“Ka ndryshim jashtëzakonisht të madh, unë nuk e di, ai raport, besoj që Zyra Kombëtare, mund t’i pyesni, sepse me gjithë ato të gjetura, dikush duhet të qëndrojë prapa grilave dhe të mbajë përgjegjësi institucionale për atë”, tha Tishukaj.

Në Angli janë të sigurt për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare

Ademi viziton punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, uron të jetë i gatshëm në korrik