Dështon Tottenhami, Leicesteri një fitore larg titullit (VIDEO)

Tottenham Hotpus ka bërë një hap prapa në luftën për titull të kampionit, duke barazuar 1-1 në fushën e vet me West Bromwich Albion.

Craig Dawis shënoi autogol në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Tottenhamit, ndërsa në të dytën i njëjti lojtar shënoi tjetër gol, por këtë herë në portën kundërshtare.

Me këtë barazim Leicesteri tani është shumë pranë titullit kampion në Angli. Nga tri ndeshjet e ardhshme atyre ju mjafton vetëm një fitore për të shkruar historinë, shkruan Olle.

Dallimi tani është shtatë pikë. Deri në fund të Premierligës janë edhe tri javë.

Leicesteri ka 76 pikë, kurse Tottenhami i dyti me 69. /Olle