Curri ndëshkohet me të kuq

Flamurtari dhe Partizani ndanë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për Javën e 29-të të Kategorisë Superiore (1:1).

Në këtë takim nuk munguan edhe incidentet jashtë fushës. Katër minuta pasi kishte mbaruar koha e rregullt, mbrojtësi nga Kosova, Debatik Curri, u ndëshkua me kartonin e kuq në kohën kur ishte në stol.

Ky ndëshkim pritet të rëndojë për ekipin e Flamurtarit, i cili ndeshjen e ardhshme do të luajë në Laç.

Ende nuk dihet se cili ishte shkaku i vërtet i nxjerrjes me karton të kuq të Currit, ndërsa mendohet të kenë qenë fjalët që ai i ka drejtuar gjyqtarit kryesor, Kridens Meta.

Pas ndëshkimit me karton të kuq, qendërmbrojtësi u pa shumë i revoltuar me zyrtarët e ndeshjes.