Broja reagon për situatën me Kombëtaren dhe raportin me Sylvinhon

Armando Broja ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe ekipit Kombëtar të Shqipërisë ashtu siç është pretenduar së fundmi në media.

Sulmuesi thekson se mungesa e tij te kuqezinjtë vjen vetëm si pasojë e dëmtimit dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.

Ndër të tjera, Broja shprehet se ai dhe Sylvinho e respektojnë njëri-tjetrin, ndërsa nuk mungoi një falënderim i lojtarit të Chelseat për kualifikimin në Euro 2024 që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër”.

“Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani”.

 

Istogu pëson humbjen e dytë dhe eliminohet nga Kupa Evropiane

Sylvinho: Kemi 50 lojtarë që monitorohen, nesër duam vendin e parë dhe pastaj në mars