Blend Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit dhe do të humbasë pjesën tjetër të edicionit me Gjilanin

Sport Club Gjilani ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku ka njoftuar për gjendjen e futbollistit Blend Krasniqi, i cili u lëndua ditë më parë.
Krasniqi duhet t’i nënshkrohet operacionit dhe pas operimit nuk do të mund ta ndihmojnë Gjilanin për objektivat që kanë deri në fund të kampionatit.
Komunikata e plotë nga FC Gjilani:
”Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta.” thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/

Pas xhudistëve nga Panamaja, Kosova pret 100 garues nga 15 shtete të ndryshme

Altin Zeqiri e synon Evropën me Rizesporin