Besnik Hasi: “Galatasaray? Jo, nuk di turqisht”

Mediat turke kanë shkruar sot se Besnik Hasi është favorit për të drejtuar Galatasaryn, pas dorëheqjes së Mustafa Denizlit.

Trajneri kosovar i Anderlechtit është pyetur sot menjëherë në konferencën për shtyp.

“Kjo nuk ka kuptim”, tha Hasi, përcjell GazetaOlle.com.

“Përveç kësaj, unë nuk di të flasë turqisht. Kjo është një nga disa gjuhë që nuk i di. Më duket e pakuptimtë”, shtoi trajneri nga Gjakova, që prej dy vitesh drejton me sukses gjigantin belg. /Olle