Besart Berisha në lotë pas humbjes

Besart Berisha nuk u përmbajtë nga lotët në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij, Brisbane Roar.

Sulmuesi prishtinas shënoi për Melbourne Victory golin e epërsisë 1:0 në minutën 86, por vetëm pas katër minutash skuadra e tij pësoi dy gola.

Pas ndeshjes Besarti nuk u përmbajt nga lotët, pasi me këtë humbje u eliminua nga Play Off-i për titullin e kampionit, shkruan Olle.

Lotët e tij kanë bërë bujë në mediat australiane, të cilat kanë shkruar se lotët e tij ishin lotë të një kampioni që është mësuar të fitojë tituj dhe duket se ende nuk është ngopur.

besssi