Berisha drejt largimit

Aventura 3-vjeçare e portierit shqiptar Etrit Berisha në Romë duket drejt fundit. Në planet për rinovimin e skuadrës, Lazio duket se do vendosë të mbajë në skuadër vetëm njërin mes Marchetti-t dhe Berishës, me të parin më të favorizuar për të qëndruar.

Në listën e largimeve janë dhe lojtarë si Candreva, Keita, Biglia, Onazi, Maurizio, Gentiletti, Klose, Matri, Braafheit dhe Mauri. Historia tre vjeçare e 27-vjeçarit shqiptar tek Lazio ka qenë e mbushur me polemika dhe aspak konstante.

Filloi me një kontratë të firmosur gabim tek Chievo, më pas shumë herë në fushë e shumë herë jashtë saj, më shumë i varur prej dëmtimeve të Marchetti-t.