“Bomba” e mesnatës: Milani transferon super-mesfushorin e Series A (FOTO)

Milani është thjesht i pandalshëm në afatin kalimtar. Klubi kuqezi ka bërë një tjetër goditje sot, pasi konfirmoi ardhjen e Ricardo Rodriguez.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje edhe me mesfushorin e Lazios, Lucas Biglia, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Repubblicas”, kapiteni i Lazios ka pranuar ofertën e kuqezinjve, që peshon 3.5 milionë euro në sezon.

Zyrtarizimi i Biglias te Milani do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.

cats

Ndryshe, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me anësorin e Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Milanit në Twitter.

Ajo ka shkruar: “R. R po vjen. Së shpejti”.

Rodriguez ka qenë i kërkuar edhe nga disa skuadra tjera, por në fund ka zgjedhur kuqezinjtë.

ricardo rodriguez