Batatina: Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por arritëm fitore me shumë meritë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ka qenë stërvitje për ekipin e tij ndeshja kundër Lirisë, të cilën e fituar me rezultat 2:0.

Ai ka thënë se lojtarët merituan fitoren e arritur në Prizren.

“Këta djem po ma shijojnë futbollin evropian, po ma shijojnë lojën të cilën e kam kërkuar. Djemtë janë më meritorët për këto rezultat. Si skuadër kemi krijuar mentalitet fituesi. Skema e lojës tonë asnjëherë nuk është e njëjtë. Po bëhet një rotacion të cilën po e mbaj për vete dhe nuk po e zbuloj këtu. Është sistem bashkëkohor. Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por mendoj se duke dhënë maksimumin arritëm me shumë meritë fitore. Kur ke një lojtar si Muhamet Hyseni në skuadër, është lehtë të realizohen golat. E përgëzoj Muhamet Hysenin i cili nga çdo situatë mund të shënoj gol. Mund të them që dominuam tërë kohën, skuadra krijoi shumë dhe me meritë fituam lojën. Përgëzoj lojtarët, kryesinë për kushtet dhe tifozët ‘Legjendat’ që i kemi afër në çdo ndeshje”, ka thënë Batatina.

Prishtina ndal në barazim Ballkanin, Llapi nuk lejon befasi nga Liria

Egbo: Barazimi është rezultat i drejtë, por kemi mundur të fitojmë lojën