Ballkani zyrtarizon afrimin e sulmuesit Walid Hamidi

FC Ballkani ka konfirmuar transferimin e sulmuesit algjerian Walid Hamidi.

Sulmuesi algjerian i bashkohet kampionëve në fuqi të Kosovës pas aventurës dy vjeçare te FC Shkupi.

26-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit të krahut në 70 ndeshje zyrtare ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë për Shkupin.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Fc Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi.

Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta. Na priftë e mbara. /Gazeta Olle/ 

Prishtina njofton se dy ndeshjet e para nuk do t’i luaj në ‘Fadil Vokrri’, tregon stadiumin ku do të zhvillohen takimet

Goditje e rëndë për Realin, Courtois lëndohet dhe humb sezonin