Ballkani dhe Llapi vazhdojnë me fitore, mposhtin 89-shin respektivisht Dukagjinin

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligë.

Të dyja sfidat i kanë takuar mysafirëve që kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka marrë tre pikë me shumë vuajtje ndaj Trepçës ’89 me rezultat minimal 0-1.

Për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 89-të, kur Albion Rrahmani realizoi pas një asistimi nga Nazmi Gripshi.

Fitore ka marrë edhe Llapi në një terren shumë të vështirë si ai i Klinës, pasi ka mposhtu Dukagjinin me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Festim Alidema në minutën e 12-të kur paraboloi nga afërsia portierin Kenan Haxhihamza. /Gazeta Olle/

Nuk pranon rinovimin, Mount drejt transferimit te rivali i Chelseat

Daja: E prisnim si ndeshje të vështirë, i lumtur me tre pikët