Astrit Selmani vazhdon shkëlqimin në Rumani, tjetër gol për Dinamo Bukureshtin

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Dinamo Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.

Dinamo Bukureshti u përball me Petrolulin në kuadër të javës së 17-të në kampionatin rumun duke marrë një fitore minimale me rezultat 1-0.

E pikërisht Selmani ishte autor i golit të vetëm të shënuar në këtë takim për Dinamon duke i dhuruar tri pikë të reja skuadrës së tij.

 

Selmani shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 31-të gol që në fund doli të ishte i fitores pasi nuk u prekën më rrjetat në vazhdim të lojës.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i tetë këtë sezon në Rumani në 15 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe katër asistime.

27-vjeçari ishte në listën rezervë të Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, por nuk mori ftesën për t’u bërë pjesë e grumbullimit.

Pas Zvicrës, Kosova pëson humbje edhe ndaj Irlandës

A u anulua padrejtësisht goli i Mevlan Zekës ndaj Ferizajt? Për çka funksionon VAR-i në Superligë