Arsenali merr fitore spektakolare ndaj Newcastle, vazhdon garën për titull

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Newcastle me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier.

Vendasit e hapën shumë shpejt takimin, duke kaluar në epërsi që herët në rastin e parë.

“Topçinjtë” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të, kur portieri Loris Karius grushtoi topin, por Sven Botman realizoi një autogol për 1-0, nga topi i kthyer.

Arsenali në minutën e 24-të shtoi epërsinë, kur Kai Havertz tundi rrjetën për 2-0 pas asistimit të Gabriel Martinellit.

Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, por që mungoi konkretizimi nga Martinelli dhe Isak.

Goli i tretë në ndeshje erdhi në minutën e 65-të, kur Bukayo Sako me tu futur në zonë gjuajti bukur për 3-0.

Pas katër minutash, Declan Rice asistoi te Jakub Kiwor që shënoi për 4-0, duke mbyllur çdo dilemë për fituesin e kësaj ndeshje.

Krejt çfarë bëri Newcastle ishte një gol me Joe Ëillock në minutën e 84-të të ndeshjes për rezultatin 4-1.

Pas kësaj fitoreje Arsenali mbetet në vendin e tretë me 58 pikë, dy më pak se lideri Liverpool dhe një më pak se Man City që është i dyti.

Drita fiton gjyqin në FIFA përballë Skënderbeut për Leonat Vitijën

Llapi për kreun, Drita për tu afruar në tabelë – në Prizren përballen dy skuadrat e fundit