Antony në telashe të mëdha, pasi publikon video duke vozitur makinën e tij super luksoze

Antony është ende në Brazil, aty ku duket se po hedh pas krahëve zhgënjimin e Kupës së Botës.

Së fundmi, lojtari i Manchester United postoi në rrjetet një video ku shihet duke ngarë me makinën e tij luksoze, një Lamborghini e cila kushton 337.000 paund.

Antony mendoi ta ndante këtë moment me fansat e tij teksa duke ngarë Lamborghinin, fokusin e dërgon edhe te ora e tij po ashtu luksoze.

Por, shpejt, 22-vjeçari e kuptoi gabimin pasi bëhej fjalë për një shkelje haptazi të rregullave duke qenë se përdorimi i telefonit gjatë ngjarjes së makinës është i ndaluar dhe e fshiu videon.

Megjithatë, Antony harroi se fansat janë edhe më të shpejtë se makina e tij në autostradë dhe e shpërndanë videon kudo me sulmuesin që rrezikon një gjobë të majme. Sa i takon fushës së blertë, Antony pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Erik Ten Hag për ndeshjen e datës 27 dhjetor ndaj Nottingham Forest.

https://twitter.com/Dsaunders_sj/status/1606788363188584449?s=20&t=kTe2hBlZlpoxr5KapM1S_w

Muriqi: Shpresoj që viti 2023 të jetë vit i Kosovës

Mesazh-urimi i presidentit Ademi për festën e Krishtlindjes