Adnan Januzaj lë Belgjikën për Kosovën (FOTO)

Adnan Januzaj pritet të luajë për Kosovën. Janë pikërisht mediat belge dhe gazetarët e këtij vendi që kanë sjellë sot lajmin e madh, që sipas burimeve të tyre, Adnani do të luajë për Kosovën.

Zgjedhja e tij për Kosovën, vije pas prishjes së marrëdhënieve me Kombëtaren belge, të cilën e zgjodhi dy vite më parë.

Madje, ai prej muajsh nuk ftohet më nga përzgjedhësi Marc Wilmots.

“sportmagazine.levif.be”, shkruan se Januzaj ka të drejtë të zgjedhë Kosovën, pasi ajo të pranohet më 3 maj në UEFA në kongresin që mbahet në Budapest, raporton GazetaOlle.com.

Ndërkohë, edhe gazetari i mirënjohur belg, që vepron në Angli, Kristof Terreur, ka shkruar në Tëitterin e tij, se Adnani do të luajë për Kosovën.

“Edhe pse ai ka zhvilluar disa ndeshje me Belgjikën, Adnan Januzaj është duke konsideruar mundësinë për të luajtur për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

gazetari

mediat belge