Cana e Shaqiri në ekipin e Car Dushanit!

Serbia me gjasë është e obsesionuar për shkakun e dështimeve të njëpasnjëshme në garën për t’u kualifikuar në kampionatin Europian 2016. Ajo në grupin e vet, në të cilin është edhe Shqipëria, gjendet në vendin e parafundit, vetëm para Armenisë, sado që ka vetëm një pikë.

Në përpjekje për të gjetur “zgjidhje” e për të marrë pjesë në Euro 2016 France, gazeta telegraf shkruan se “meqë pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Europian, është një histori e kahershme (viti 2000), ka hartuar e lojtarëve të lindur në kufijtë e dikush të Perandorisë së Car Dushanit, me të cilët Serbia do të kualifikohej për këtë garë”.

Natyrisht shkrimi është ironik ose dhe ngushëllues pasi gazeta thekson se vetëm lojtarët e lindur në ish- kufijtë e atëhershëm të Perandorisë (kur ende nuk kishte ardhur Turqia e Irfan Salihut) do të mund ta dërgonin Serbinë në Francë. Në këta kufij, thotë, telegraf, transmeton koha.net, kishin jetuar popujt që tash kanë shtetet e veta: serbët, malazezët, shqiptarët, boshnjakët, kroatët, maqedonasit e bullgarët.

 

 

Pikërisht nga këto kombe telegrafi e ka bërë këtë reprezentacion:

Ja emrat e lojtarëve që do të luanin nën stemën Car Dushanit :

 

 

  1. Asmir Begoviq – Nuk ka dyshim se krahas Samir Handanoviqit, është portieri më i mirë në Siujdhesën ballkanike e është i lindur në Trebinje, Bosnjë, në kufijtë e dikurshëm të Perandorisë së Dushanit.

 

 

  1. Stefan Saviq –Për të luajtur në reprezentacion do ta merrnim këtë futbollist të talentuar malazez që tash e disa vjet luan në Fiorentina dhe është njëri nga mbrojtësit më të mirë në këto hapësira.

 

  1. Lorik Cana – kapiten me përvojë i Shqipërisë. Lindur në Gjakovë, do të ishte zgjidhja e duhur për ndaluesin e mesëm, falë përvojës së madhe që e ka arritur në Francë, Angli, Itali ose edhe për shkak të gatishmërisë së tij luftarake për t’u sakrifikuar. Telegrafi përkujton qëndresën e tij në ndeshjen në Beogradit ndërmjet Shqipërisë e Serbisë me 14 tetor të vitit të shkuar.

Cana-albania

 

  1. Nikolaj Bodurov – bullgari i ri që luan në Fulama dhe një mbrojtës i shkëlqyeshëm

 

 

  1. Darijo Srna – kapiten i reprezentacionit kroat, lindur në Metkoviq, afër kufirit me Dubrovnikun, lojtar shumë i fuqishëm.

 

 

  1. Xherdan Shaqiri – reprezentues i Zvicrës i lindur në Gjilan (saktësish në Zhegër), lojtar shumë i gjindshëm edhe në mbrojtje e edhe në sulm,edhe në anën e majtë e edhe në anën e djathtë që di të japë gola dhe të krijojë raste për to.

xherdani

 

 

  1. Kirjakos Papadopulos – grek, ndër më të mirët lojtarë lidhës në botë.

 

 

  1. Nemanja Matiq – lindur në Ub, Serbi, në kufirin verior të Perandorisë, manovrues dhe lojtar i fuqishëm.

 

 

  1. Adem Lajiq – lojtari më i mirë i sezonit te Roma që jep dhe merr topa për sulm.

 

 

 

  1. Aleksandar Mitroviq – xherdan i futbollit serb e evropian, djalosh që po e rrëmbejnë ekipet e huaja.

 

 

 

  1. Kostas Mitroglu – një lojtar grek që shumëkush i thotë edhe Mitrogol.

 

 

Për rezervë në ekip propozohen: Predrag Rajkoviq, Marko Basha, Nenad Tomoviq, Lazar Markoviq, Blerim Xhemaili , Goran Pandev dhe Stevan Jovetiq.

Vetëm me këta, lojtarë telegrafi e mendon kualifikimin e Serbisë në Euro 2016.

 

Për të treguar se nga cilat vende vijnë këta lojtarë të “kombëtares” së Car Dushiait, janë botuar edhe stemat e shteteve përkatës. Por telegrafi “e ka harruar” flamurin e Kosovës, nga janë Cana e Shaqiri.

 

© KOHA