19.550 bileta për tifozët e Barcelonës

Tifozët e Barcelonës do të kenë në dispozicion 19.550 bileta për finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 6 qershor kundër Juventusit në Berlin.

Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle, që kanë bërë të ditur edhe çmimet e biletave. Ato do të ndahen varësisht nga sektorët dhe do të kushtojnë 390 euro, 280 euro, 160 euro dhe 70 euro.

Procesi i aplikimit për bileta do të nisë të hënën dhe do të përfundojë të enjten. /Gazeta Olle