Hamdi Salihi e vazhdon karrierën në këtë ekip?

Tirana po përgatitet për ndeshjet e kupave të Evropës, ndërkohë që klubi veç zgjidhjes së çështjes së trajnerit, duhet të mendojë edhe për përforcimet.

Një opsion është që të merret ndonjë lojtar në huazim vetëm për kupat e Europës, kjo për shkak se shumë lojtarë cilësorë nuk dëshirojnë të luajnë në Kategorinë e Parë.

salihi17

Sipas “Sport Ekspres”, një ide në klubin bardheblu është rikthimi i Hamdi Salihit, shkodranit që u largua nga Skënderbeu dhe të ardhmen e tij tashmë e sheh në Austri.

Drejtuesit e Tiranën mendojnë të bindin shkodranin për të luajtur në ndeshje e Europës, gjë që mbetet për t’u parë, pasi dihet edhe konsiderata që Salihi ka për Tiranën.

salihi16 salihi Salihi