18-vjeçari Kacurri debutoi me ekipin e parë të Arsenalit

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Maldini Kacurri ka debutuar tashmë me fanellën e ekipit të parë të Arsenalit.

Kacurri ishte temë e mediave ndërkombëtare javën e kaluar shkaku i emrit të tij, Maldini, dhe ftesës së parë nga Mikel Arteta në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

Megjithatë, Kacurri nuk luajti asnjë minutë në atë ndeshje dhe debutimi i tij erdhi vetëm mbrëmë (e mërkurë) në fitoren 5-1 të Arsenalit përballë Boltonit në kuadër të Carabao Cup.

18-vjeçari shikohet si e ardhmja e mbrojtjes e klubit londinez, por jo vetëm. Gjithashtu, gjithë sytë janë nga ai edhe si yll i së ardhmes i Kombëtares së Shqipërisë.

Shtatlarti tashmë është paraqitur për ekipeve e moshave si Shqipëria U17 dhe së fundmi në U19, duke bërë paraqitje të mira.

Statistikat e Kacurrit në ndeshjen debutuese

Fakti interesant është se prindërit e mbrojtësit shqiptar i dhanë emrin atij duke u inspiruar nga legjenda italiane e Milanit, Paolo Maldini.

Se në jetën e Kacurrit ka gjurmë italiane, ai në debutimin e tij u fut në lojë duke zëvendësuar një nga mbrojtësit më të mire italian të momentit, Riccardo Calafiori. /Telegrafi/

Delegohen gjyqtarët për javën e shtatë në Superligë

Brown, ‘Ylli’ që shkëlqeu në javën e dytë në elitën e basketbollit kosovar