Barcelona e do sulmuesin e Juventusit

Barcelona po mendon që tani për merkaton e ardhshme edhe pse në verë nuk do të mund të afrojë në skuadër asnjë futbollist pasi është e pezulluar nga Fifa. Me mbërritjen e Ariedo Braidës në klub katalanasit kanë hedhur vështrimin nga kampionati italian. Barca është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe në  qëndër të vëmendjes së drejtuesve blaugrana ka përfunduar pikërisht bomberi i Juventusit, Fernando Llorente. Por edhe pse shtatlarti spanjoll është alternativa e parë e Barcelonës për të përforcuar qëndrën e sulmit në Janar të vitit 2016, periudhë në të cilën klubi katalanas do të ketë mundësi të veprojë në merkato e përditshmja spanjolle Sport.Es raporton se Braida përvec Llorentes pëlqen edhe Mario Gomez të Fiorentinës ndërsa dy alternativa të tjera janë edhe Edin Dzeko dhe Graziano Pelle.

Gjithsesi objektivi numër 1 mbetet Llorente. Ish sulmuesi i Bilbaos nuk po gjen shumë hapsira te Juventusi këtë sezon dhe duke parë që bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga Dybala dhe Cavani, ai mund të largohet nga kampionët e Italisë. Për transferuar Llorenten në Camp Nou do të mjaftonin 12 milionë Euro. Por nëse nuk arrin te 30-vjecari i Juventusit Barcelona do të hidhte sytë nga Edin Dzeko i cili po qëndron me valixhe në duar dhe është gati ti japë lamtumirën Manchester City-it. Shanse më të pakta që të bëhen pjesë e Barcelonës kanë Mario Gomez dhe Graziano Pelle gjithsesi edhe këta dy futbollistë pëlqehen nga drejtori sportiv i blaugranave Ariedo Braida. 4 emra për një numër 9, edhe pse 9-ta e vërtetë e Barcës edhe për disa vite do të jetë Luis Suarez, i cili sëfundmi po rezulton një futbollist thelbësor për skuadrën e Luis Enriques.