17 lojtarë të huaj në Superligë!

Asnjë i huaj në vjeshtë, kurse në pranverë mund të jenë 17 të tillë. Ky është numri i lojtarëve të huaj të regjistruar gjatë afatit kalimtar të dimrit në Federatën e Futbollit të Kosovës, që u mbyll mbrëmë.

Tetë të huaj ka regjistruar vetëm Trepça, e cila edhe vite më parë është shquar për sjelljen e të huajve. Ata kanë regjistruar katër koreanë, një ganez, një brazilian, një ukrainas dhe një lojtar nga Shqipëria.

Mirëpo, këtë herë kanë befasuar Trepça ’89 dhe Besa e Pejës.

Të dy këto skuadra do të marrin në prova pesë nigerianë përkatësisht katër lojtarë nga Bregu i Fildishtë. Sidoqoftë, të dyja i kanë regjistruarë ata në federatë.

Zyrtari për regjistrimin e lojtarëve në FFK, Adem Qollakaj i ka thënë Gazetës Olle, se numri i të huajve në një klub është i limituar.

Vetëm gjashtë lojtarë të huaj lejohen të regjistrohen në një klub”, tha Qollakaj për gazetaolle.com.

Kjo do të thotë se nga tetë të huajt, Trepça duhet të heq dorë nga dy të tillë.

 

Koreee

 

Të huajt e regjistruar

 

Trepça ’89: Obisheran Rohmi, Alloden Ahmed Tovola, Omwuka Michel Nëoso, Sylejman Affez Afinde, Olatunde Sundajtudafeë (Nigeria).

 

Trepça: Hyunsso Lee (Republika e Koresë), Hojun Cho (Republika e Koresë), won Yeong (Republika e Koresë), Min Kyong (Republika e Koresë), Sindrit Guri (Shqipëri), Andri Bobrov (Ukrainë), Felix Siameh (Ganë) dhe një brazilian.

 

Besa: Zogho Steve Dosfellos, Omattore Ibrahima, Nkafi Gosam Roland Adjoumani, Traore Tremoso Noieme (Bregu i Fildishtë).