Shkëndija eliminohet nga Liga e Evropës me rezultat të pabesueshëm (VIDEO)

Shkëndija është eliminuar prej Ligës së Evropës.

Skuadra tetovare ka pësuar humbje në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Shkupit kundër Gentit me rezultat 4-0, ku të pranishëm ishin rreth 30 mijë tifozë shqiptarë.

Megjithëse në pjesën e parë ekipi vendas dominoi, nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe kështu, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Por, kur pritej që kuqezinjtë të shënonin ndonjë gol, ndodhi e kundërta, ku realizoi skuadra belge.

Kur po luhej minuta e 60-të e takimit, skuadra tetovare pësoi gol me kokë përmes Kalifa Coulibaly.

Ky i fundit shënoi sërish pas nëntë minutash ndërsa Jeremy Perbet shënoi në 81-tën minutë golin e tretë.

Në pesë minutat e fundit skuadra jonë u mposht edhe njëherë, ku realizator ishte Renato Neto, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4-0.

Kujtojmë se takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-1 për kampionët belg.

http://www.dailymotion.com/video/x4qbfnn_jeremy-perbet-goal-hd-shkendija-0-3-gent-25-08-2016_sport

Formacionet zyrtare

Image