15-vjeçari me gol fantastik shpëtoi ekipin e Phoenix nga humbja (VIDEO)

Klubi futbollistik Phoenix nuk ka arritur të marrë me shumë se një pikë në xhiron e 24-të të Ligës së Parë.

Phoenixi në duelin me Vëllaznimin në “Demush Mavraj”, ka barazuar me shifrat 1:1. Ekipi nga Istogu ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë, por nga humbja i evitoi futbollisti 15-vjeçar, Larson Ferati.

Ferati në pjesën e dytë gjeti golin, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Sulmuesi në minutën e 90-t me një goditje të fuqishme zhagasi e dërgoj topin në rrjetë. Ndërkaq golin për gjakovarët e ka realizuar Gentrit Ulluri.

Ky gol për Larson Feratin është i treti në Ligën e Parë, duke shënuar një sukses të mirë në elitën e futbollit kosovar. Phoenix dhe Vëllaznimi ndajnë vendin katërt dhe pestë me nga 32 pikë. /Tëvë1/

Talenti kosovar pritet të shkojë për prova në Itali

Zyrtarët e ndeshjeve të javës së 31-të në BKT Superligë, Nuza ndanë drejtësinë në derbi